Bota

Duterte-Putinit: Unë vras kriminelët, jo fëmijët dhe të moshuarit

Presidenti në largim i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e civilëve në Ukrainë, duke theksuar se edhe pse ata të dy quheshin vrasës, “unë vras kriminelë, jo fëmijë dhe të moshuar”, shkruan Sky News.

Duterte, i cili e quan hapur Putinin idhullin dhe mikun e tij, e qortoi për herë të parë për pushtimin rus të Ukrainës. Ai po ashtu fajësoi luftën tremujore për rritjen e çmimeve globale të naftës që ka goditur shumë vende, përfshirë Filipinet.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

Duke theksuar se nuk e dënon presidentin rus, Duterte ka thënë se në fakt është një luftë e përmasave të gjerë kundër “shtetit sovran”.

Duke iu drejtuar Putinit si një “mik” dhe ambasadës ruse në Manila, Duterte u bëri thirrje atyre që të ndalojnë bombardimet dhe granatimet e vendbanimeve dhe të lejojnë civilët të evakuohen në mënyrë të sigurt.

“Unë po largohem dhe nuk di ta zgjidh problemin. Ju duhet të zgjidhni luftën midis Ukrainës dhe Rusisë para se të mund të flasim për kthimin në normalitet”, ka thënë presidenti filipinas, i cili do të largohet nga detyra më 30 qershor, kur përfundon mandati i tij gjashtëvjeçar.

Duterte zhvilloi një luftë brutale kundër trafikut të drogës, në të cilën u vranë më shumë se 6 mijë të dyshuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *