Anijet ruse bllokuan portet, raketat amerikane anti-anije do nisen drejt Ukrainës
Ukrainës po i dërgohen armë më të avancuara që mund të rrisin mundësinë e saj për t’u kundërpërgjigjur, për herë të parë që nga fillimi i luftës. Ka qenë Danimarka ajo që premtoi raketa kundër-anije Harpoon të prodhuara nga SHBA dhe një lëshues.
Armët mund të përdoren për të larguar marinën ruse nga portet e Detit të Zi, duke lejuar rifillimin e eksporteve të grurit dhe produkteve bujqësore.
Ukraina ka kërkuar armë më të avancuara si mbrojtje ajrore, raketa kundër anijeve dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, por deri më tani pjesa më e madhe e ndihmës ka qenë në sistemet me rreze të shkurtër veprimi si armët antitank Javelin dhe artileria.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se ai ishte mirënjohës ndaj Danimarkës për furnizimin e armëve “për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë bregdetin e saj”.
Edhe vende të tjera janë të gatshme të dërgojnë Harpoon në Ukrainë, sipas zyrtarëve amerikanë dhe burimeve nga Kongresi, raporton BBC. Por, asnjë prej tyre nuk po “guxonte” që të bëhej i pari që të dërgonte në Ukrainë Harpoon, nga frika e hakmarrjeve nga Rusia nëse një anije mbytet me një raketë nga vendi i tyre.
Rruga Press