Bota

(Video) Shikoni pamjet e dronit amerikan kamikaz kur godet tankun rus

Ushtria ukrainase ka publikuar në Facebook videon, me të cilën tregohet se si bëhet fjalë për sulmin me dronin kamikaz mbi forcat ruse.

“Operatorët e trupave tona speciale janë specializuar në përdorimin e një prej armëve më moderne. Shembulli më i mirë është shkatërrimi i një tanku rus së bashku me ekuipazhin. Sipas ushtarëve tonë, okupatorët po qëndronin ulur në tank dhe po pinin alkool. Megjithatë, aktivitetet e okupatorëve rusë u ndërprenë nga sulmi i befasishëm nga ajri”, thuhet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Droni modern kamikaz është i armatosur me eksplozivin më të fuqishëm që goditi direkt në tank dhe shkaktoi dëme të ripariueshme tek armiku. I tërë procesi është filmuar me kamerë nga droni. Kjo video për herë të parë është publikuar për opinionin, por keni parasysh që forcat tona speciale vazhdimisht i përdorin dronët kamikaz gjatë luftimeve me okupatorin rus”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Ndryshe gjatë 24 shkurtit, ushtria ruse filloi pushtimin e Ukrainës, me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin i cili urdhëroi trupat t’i vërsulen shtetit fqinj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *