Lajme

Forumi ekonomik botëror në Zvicër përballë Kurtin e Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e presidenti serb Aleksandër Vuçiq, do të përballen në të njëjtin panel në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Kurti e Vuçiqi këtë përballje do ta kenë mëngjesin e së mërkurës në tryezën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Se do të jenë pjesë e këtij paneli e kanë bërë të ditur përmes njoftimeve për media edhe nga zyra e Kurtit por edhe nga ajo e Vuçiqit.

Lexo më shumë  Qeveria miraton Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

As njëra e as tjetra nuk kanë treguar se në cilën ditë e orë mbahet diskutimi që i bën bashkë liderin shqiptar me atë serb.

Rruga Press ka siguruar agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, ku bëhet e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti.

Kurti po qëndron për vizitë  zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

Lexo më shumë  Rasti i subvencioneve/ Prokuroria Speciale hedhë poshtë kallëzimin penal të LDK-së. Peci përgatit padi për shpifje për zyrtarët e LDK-së

Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *