Bota

Ukraina: Mos blini grurin që rusët vodhën prej nesh

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se Rusia po e vjedh grurin ukrainas dhe po e dërgon jashtë shtetit për ta shitur.

Përmes një postimi në Twitter, Kuleba u ka bërë thirrje vendeve që të jenë vigjilente dhe të refuzojnë blerjen e grurit të vjedhur.

“Hajdutët rusë vjedhin grurin ukrainas, e ngarkojnë në anije, e kalojnë nëpër Bosfor dhe përpiqen ta shesin jashtë vendit. U bëj thirrje të gjitha shteteve të qëndrojnë vigjilente dhe të refuzojnë çdo ofertë të tillë. Mos blini grurë të vjedhur. Mos u bëni bashkëpunëtorë të krimeve ruse. Vjedhja nuk i ka sjellë askujt fat”, ka shkruar Kuleba.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Edhe më herët është raportuar se Rusia po vjedh tonelata me drithëra në Ukrainë.

Rusia dhe Ukraina janë eksportuese të një të katërtës së eksporteve globale të grurit dhe rreth 80 për qind të furnizimit botëror të vajit të lulediellit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *