Bota

Liderët perëndimorë pajtohen për dërgimin e më shumë armëve të sofistikuara në Ukrainë

Rreth 20 shtete do të dërgojnë një pako të re të asistencës ushtarake në Ukrainë, derisa lufta me rusët po hyn në muajin e tretë, ka njoftuar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Duke folur para gazetarëve në Pentagon, Austin tha se afro 50 liderë të fushës së mbrojtjes nga e tërë bota, janë pajtuar të dërgojnë më shumë armë të sofistikuara në Ukrainë, transmeton Rruga Press.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Në veçanti është Danimarka ajo që u pajtua për dërgimin e lansuesit Harpoon dhe raketa të ndryshme, për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë brigjet e saj.

Austin ka refuzuar të thotë se SHBA-të do të dërgojnë lansuar të avancuar raketash – që është një kërkesë prej kohësh nga autoritetet ukrainase.

“Shumë shtete po dhurojnë artileri, sisteme mbrojtëse siç janë raketat kundër anije, tanke dhe mjete të blinduara”, shtoi Austin. 

Rruga Press

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *