Bota

Lufta në ukrainë, Zelensky: Nëse sulmet nuk ndalojnë, mund të vdesin 100 ukrainas në ditë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se deri në 100 ukrainas mund të vdesin çdo ditë ndërsa luftimet në krahun lindor të vendit vazhdojnë, raporton Skynews.

Trupat ukrainase aktualisht po përpiqen të mbrojnë qytetin lindor të Severodonestk, ndërsa ai po përballet me bombardimet e forta nga forcat ruse që përpiqen të marrin Donbasin. 

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm estonez: Ukraina duhet të mbetet prioritet mes luftës me Iranin

Spitali i vetëm në qytet ka vetëm tre mjekë dhe furnizime për 10 ditë, sipas guvernatorit të provincës Luhansk Serhii Haidai.Në prill, Zelenskyy tha se midis 2,500 dhe 3,000 trupa ukrainase kishin vdekur në luftën me Rusinë dhe 10,000 të tjerë ishin plagosur.

Ai i ka kërkuar BE-së që të përshpejtojë kërkesën e vendit të tij për t’u bashkuar.

Lexo më shumë  Reuters: Orban po sfidohet seriozisht, partia Tisza në rrugë për të fituar shumicën prej dy të tretash në parlament

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *