Bota

Shefi ekzekutiv i Azovstalit: Nuk do të punojmë kurrë për rusët

Mijëra ushtarë ukrainas janë larguar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, të cilët sipas Rusisë janë dorëzuar ndërsa nga ana tjetër Ukraina ka deklaruar se janë evakuuar, shkruan skynews.

Po tani çfarë do të ndodhë?

Presidenti ukrainas shpreson në shkëmbimin e të burgosurve, në mënyrë që ushtarët e evakuuar nga fabrika të kthehen në shtëpi, por disa politikanë rusë kanë kërkuar që ata të ndiqen penalisht për krime lufte.

Lexo më shumë  Opozita akuzon kryeministrin sllovak Fico për përgatitje për dalje nga BE-ja

Shumë nga trupat ruse që rrethonin Mariupolin janë pozicionuar diku tjetër. Sa i përket  qytetit, Yuriy Ryzhenkov, shefi ekzekutiv i Azovstal tha për gazetën italiane Corriere della Sera: “Rusët po përpiqen ta pastrojnë qytetin për të fshehur krimet e tyre.

“Banorët po përpiqen që qyteti të jetë sërish funksional duke sjellë ujësjellësit. Por sistemi i kanalizimit është i dëmtuar, ka pasur përmbytje dhe ka frikë për përhapjen e infeksioneve nga uji.

Lexo më shumë  Mediat proqeveritare publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, BE-ja i bën thirrje Serbisë të garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

Ai tha se nëse do të fillojë puna në fabrikën e çelikut, ukrainasit nuk do të kthehen.

“Ne kurrë nuk do të punojmë nën udhëheqjen e rusëve,” tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *