Bota

Gjermania ndërmerr hapin e rradhës, do t’i dorëzojë Ukrainës 15 tanket e para kundërajrore

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës 15 tanket e para kundërajrore Gepard në korrik të këtij viti, njoftoi sot një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes, duke shtuar se tanket duhet të jenë plotësisht funksionale në Ukrainë nga mesi i korrikut.

Në fund të prillit, Gjermania ra dakord të dorëzojë tanke kundërajrore në Ukrainë.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti njoftimin e Gjermanisë, duke thënë se Berlini  ka lëvizur në “drejtimin e duhur” pas tensioneve midis Kievit dhe Berlinit.

Gjatë muajve të fundit, qeveria gjermane ka qenë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend për të mos bërë më shumë në sigurimin e pajisjeve të rënda ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet ruse.

Lexo më shumë  Rumania ndal reaktorin e dytë të centralit bërthamor për shkak të nivelit të ulët të Danubit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *