KryesoreLajme

Alarmi i KiE-së për Shqipërinë: Problem pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit

Gati dy vite nga përfshirja e vendit në listën “gri” apo në listën e vendeve me rrezik të lartë për pastrimin e parave, vërehet se ka zero progres në drejtim të masave për të luftuar këtë fenomen.

MONEYVAL, pjesë e Këshillit të Evropës në raportin e fundit vë në dukje se Shqipëria nuk ka shënuar asnjë përmirësim, duke neglizhuar përmbushjen e rekomandimeve të vëna nga Task-Forcës për Veprim (FATF). Për pasojë, do të vijojë të jetë nën lupën e Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizimit.

Raporti

Në raportin e hartuar për vitin 2021, të publikuar vetëm pak ditë më parë në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës, vihet në dukje se nuk ka përmirësime në drejtim të masave në luftën kundër pastrimit të parave.

Në monitorim janë vënë edhe asetet virtuale, apo ato që njihen ndryshe si kriptomonedhat.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

“MONEYVAL mori në konsideratë dhjetë vlerësime të raundit të 5-të monitorimit gjatë gjithë vitit 2021. Raporti monitorues i radhës për Shqipërinë doli në përfundimin se ky vend nuk ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF.

Ndër çështjet e tjera, raporti ekzaminoi standardet e reja ndërkombëtare të aplikuara për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve.

MONEYVAL vendosi që Shqipëria të mbetet monitorim të zgjeruar dhe të raportojë më tej mbi progresin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e masave mbi pastrimin e parave dhe luftës ndaj terrorizmit (AML/CFT) në baza vjetore”, thuhet në raport.

Rezultatet e raportit të MONEYVAL, përveçse nxjerrin në pah papërgjegjshmërinë e autoriteteve për të reaguar, dëmtojnë biznesin dhe çfarë është edhe më e rëndësishme minojnë besueshmërinë e vendit drejt procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria u përfshi sërish në listën gri apo thënë ndryshe u klasifikua në radhën e vendeve me rrezik të lartë në pastrimin e parave në 2020, pasi kishte arritur ta fitonte këtë betejë në 2015.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

“Shqipëria është vlerësuar nga MONEYVAL, duke marrë rezultat të mirë në anën teknike, por jo për sistemin. Mori vlerësim pozitiv në kornizën ligjore. Ndryshimet ligjore që ka marrë kanë adresuar mangësitë teknike. Në raportin e fundit Shqipëria ka shënuar progres në 6 rekomandime”, tha asokohe drejtori i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi.

Shqipëria u bë pjesë e mekanizimit të vlerësimit nga KiE për herë të parë në 2011. Prej më shumë se një dekadë vendi është në monitorim dhe përgjatë kësaj periudhe ecuria ka qenë me ulje e ngritje, duke e bërë edhe më të vështirë “shfarosjen” e këtij fenomeni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *