KryesoreLajme

(Video) Ambasadori amerikan në veri të Mitrovicës: E dimë ku është kufiri, është këtu ku jam unë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier ka mbajtur një takim me liderë të Listës Serbe, por edhe me kryetarët e katër komunave në veri.

Hovenieri ka treguar se më pas kanë pasur një drekë pune ku kanë biseduar për shumë çështje.

“Jam takuar me liderë të Listës Serbe, përfshirë këtu edhe kryetarët e katër komunave në veri dhe ne shëtitëm nëpër Mitrovicë. Më pas patëm një drekë pune ku folëm për shumë çështje. Biseda do të mbetet mes nesh, jo pse janë sekrete ato çka u folën, nuk janë, por nuk ishte ndonjë surpirzë e madhe”, ka thënë ambasadori Jeffrey Hovenier.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Hovenieri ka thënë se kishte ndarë me ta përkushtimin e ShBA-së për disa parime e që kanë të bëjnë mbi pikëpamjet e shtetit amerikan për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara e kanë pikëpamjen shumë të qartë që nga viti 2008, që Kosova është shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe SHBA-ja është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ne e dimë se ku është kufiri dhe kufiri është në veri të vendit, ku jam ulur tani, ndërkohë që unë jam ulur në Mitrovicë”, është shprehur ambasadori amerikan.

Lexo më shumë  Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë patrullime në Kamenicë

Më tutje ai ka shtuar se SHBA-ja është e përkushtuar njëlloj që të gjithë qytetarët e Kosovës të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe privilegje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *