Bota

(Video) Gafa e ish-presidentit amerikan Bush. Ngatërron Ukrainën me Irakun

Ish-presidenti amerikan George W Bush gjatë një fjalimi në një event në Dallas të mërkurën kur po kritikonte sistemin politik të Rusisë ngatërroi Ukrainën me Irakun.

“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut… e kam fjalën për Ukrainën”-tha George W Bush.

Lexo më shumë  Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë
YouTube player

Sipas The Guardian, Bush gjithomë ka bërë gafa të tilla  gjatë tetë viteve të tij si president i Shteteve të Bashkuara dhe ky moment nuk do të shpëtojë pa u bërë një meme.

Në kohën kur Bush ishte president i SHBA-së ai autorizoi një pushtim të Irakut në vitin 2003 për të gjetur dhe shkatërruar armët e pretenduara të cilat nuk u gjetën kurrë. Konflikti i zgjatur vrau qindra mijëra njerëz dhe zhvendosi shumë të tjerë.

Lexo më shumë  Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *