Bota

BE-ja “hap thesin” – Propozohet shuma për të ndihmuar financiarisht Ukrainën

Sipas raportimeve të CNN-it, Ursula von der Leyen, e cila është presidente e Komisionit Evropian, tha të mërkurën se ka propozuar mbështetje financiare për Ukrainën në shumën prej 9 miliardë eurove.

“Ne do të vazhdojmë të jemi pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte dhe kur ata do të rindërtojnë vendin e tyre,” tha von der Leyen gjatë deklaratës së ditës së sotme.

Lexo më shumë  Blinkeni në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

“Sigurisht që ne duhet të mendojmë për të nesërmen dhe përpjekjet për rindërimtin e vendit”, vijoi ajo, duke theksuar se BE-ja ka “interes strategjik për të udhëhequr përpjekjet për rindërtimin e Ukrainës.”

Nga ana tjetër, kryediplomati i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, para pak ditësh njoftoi se blloku do të miratojë 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Lexo më shumë  Britania e Madhe për shkarkimin e ministrit rus: Putini do një tjetër kukull

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *