Lajme

Kosova siguron furnizimin me artikuj ushtarak

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i cili është për vizitë zyrtare në Turqi, bëri me dije se e ka nënshkruar një marrëveshje të tillë në takim me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir.

Lexo më shumë  SHBA sanksionon industrinë serbe të naftës

‘’Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes e njoftova me synimin e Kosovës për Integrimin Euro-Atlantik dhe anëtarësim në NATO. Në këtë proces mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme’’, ka shkruar Mehaj në rrjetet sociale.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës thuhet se nga ana e tij presidenti Demir ka falënderuar Kosovën për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet.

Lexo më shumë  Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë katërditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut të tij, ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *