KryesoreLajme

Kryeministri Kurti takon në Washington D.C. kongresisten Elissa Slotkin

Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti po qëndron për vizitë në Washington D.C.

Gjatë qëndrimit në Washington D.C, Kurti ka zhvilluar takime të shumta një prej takime u zhvillua me kongresisten Elissa Slotkin.

Gjatë takimit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kongresistes Elissa Slotkin u diskutua për marrëdhënien e veçantë të dy vendeve, zhvillimet gjeopolitike në Evropë dhe sigurinë e rajonit pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Mbështetja strategjike e Mbretërisë së Bashkuar kyçe për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës

Po ashtu është bërë e ditur se Kurti e ka  njoftuar  kongresisten Slotkin për vendimet, politikat dhe rezultatet kryesore të qeverisjes së deritanishme, me theks te rritja dyfish e ekonomisë, luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i indikatorëve të demokracisë sipas vlerësimeve të raporteve të organizatave ndërkombëtare. 

Ai shtoi se duke iu bashkëngjitur botës demokratike në dënimin e agresionit rus dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe duke strehuar qytetarët afganë në Kosovë, Kosova ka treguar lidership dhe ka dëshmuar se është partnere e besueshme e aleatëve të saj.

Në anën tjetër, kongresistja Slotkin i uroi mirëseardhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se asnjë shtet nuk mund të qëndrojë neutral mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se edhe një herë jemi në një epokë që çdo shtet duhet të zgjedhë anë.

Lexo më shumë  Nëntëdhjetë e nëntë hile e asnjë trimëri! Ndaj është e rrezikshme ta kesh ‘mik’ Edi Ramën?!

Më tutje, ajo e ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për ndihmën që i kanë ofruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës në strehimin e qytetarëve afganë.

Ajo gjithashtu shprehu mbështetjen e saj të plotë për Republikën e Kosovës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti atë në NATO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *