BotaKryesore

Finlanda e Suedia aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në NATO

Edhe zyrtarisht Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për anëtarësim në NATO.

Ambasadori i Finlandës në NATO, Klaus Korhonen, dhe ambasadori suedez, Axel Wernhoff, ia kanë dorëzuar aplikimet sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën.

Stoltenbergu e ka quajtur veprimin moment historik.

“Është ditë e mirë në një periudhë kritike për sigurinë tonë. Faleminderit që i dorëzuat aplikimet për Finlandën dhe Suedinë për anëtarësim në NATO. Çdo shtet ka të drejtë të zgjedhë rrugën e vet. Ju e keni bërë këtë pas proceseve demokratike. Me ngrohtësi mirëpres kërkesat e tyre për t’u pranuar. Ju jeni partnerët tanë më të afërt dhe pranimi juaj në NATO do të rriste sigurinë tonë të përbashkët. Është një hap historik”, ka thënë ai.

Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë për pranim në organizatën më të madhe të sigurisë në botë bëhet pas kërcënimeve për rajonin qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Lexo më shumë  Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *