Nesër do të shpallet aktgjykimi për Gucatin dhe Haradinajn nga Gjykata Speciale
Ditën e nesërme, Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të cilët po qëndrojnë në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.
Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon me akuza ish-krerët e OVL-UÇK, ka kërkuar që ata të dënohen me nga 6 vjet burgim dhe nga 100 euro gjobë.
Dy ish-krerët e OVL-UÇK-së në fillim të procesit gjyqësor janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Aktgjykimi i nesërm, do të jetë i pari që kjo gjykatë do të japë, që prej themelimit të saj gjashtë vite më parë.
Rruga Press