Bota

Zelensky: Bisedë produktive me kancelarin Scholz, presim ndihmat e mëtejshme nga Berlini

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, se ai dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë diskutuar në lidhje me situatën në frontin ushtarak.

“Folën gjithashtu për forcimin e sanksioneve dhe presionit ndaj Rusisë, si dhe perspektivën e paqes, shtoi ai.

“Ne presim me padurim ndihmën e mëtejshme të Gjermanisë në rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit të plotë në BE”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Kujtojmë se biseda midis Zelenskyt dhe Scholz pason tensionet e mëparshme midis Kievit dhe Berlinit. Në muajt e fundit, qeveria gjermane dhe Scholz u vunë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend pasi nuk kishte bërë mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej kundër pushtimit rus.

Por në fund të prillit, Gjermania ra dakord t’i dorëzonte Ukrainës tanket anti-ajrore Gepard dhe më vonë tha se do të furnizonte Kievin me shtatë obus vetëlëvizës.

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Gjermania tani kishte lëvizur në “drejtimin e duhur”.

Kuleba tha të enjten e kaluar se vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, që do të merret në samitin evropian në fund të qershorit, do të përcaktojë kryesisht të ardhmen e Evropës.

“BE-ja ka nevojë për Ukrainën po aq sa Ukraina ka nevojë për BE-në”, tha Kuleba.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *