Bota

Suedia dhe Finlanda në NATO, Rusia kërcënon sërish: Mos krijoni iluzione

Të dielën, Finlanda ka zyrtarizuar kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në NATO, ndërsa të njëjtën rrugë pritet të ndjekë edhe Suedia.

Në anën tjetër, Rusia vijon me kërcënimet e saj ndaj këtyre shteteve, por edhe ndaj NATO-s. “NATO nuk duhet të ketë iluzione se Rusia do të tolerojë pranimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë”, u shpreh zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Lexo më shumë  Hungaria do t'i ishte dorëzuar Rusisë në rast se do ishte sulmuar, thotë ndihmësi kryesor i Orbanit

“Ne nuk mund ta pranojmë këtë vendim”, tha Ryabkov, duke theksuar se siguria e dy vendeve nordike nuk do të rritet me përfshirjen e tyre në NATO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *