Bota

(Video) Del audio regjistrimi i momenteve të fundit në anijen ruse Moskva

Në regjistrimin audio dëgjohet një anëtar i ekuipazhit të anijes ruse Moskva i cili është në panik dhe është duke bërë thirrje për ndihmë përpara se anija luftarake të fundoset, Kjo audio është bërë virale.

Sipas Dailymail, ushtria ukrainase nxorri një deklaratë ku tregon se ky regjistrim është gjatë kohës që anija po mbytej. Anija ishte me peshën 12,490 tonësh e vendosur në Detin e Zi. Pjestari i ekuipazhit dëgjohet duke thënë se anija është goditur dy herë dhe tashmë ajo po anon anash. Nga kjo kuptohet që pretendimet e Rusisë se anija u mbyt më 14 prill pas një shpërthimi municioni në bord nuk janë të vërteta. Shefi i Flotës së Moskava-ës, admirali Igor Osipov nuk është parë i gjallë që prej fundosjes së anijes.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Komunikimi me urën është ndërprerë, ka heshtje. Po shkon anash, po anohet. Pjerrësia është 30 gradë. Po shkon anash.Nuk ka asnjë mënyrë për të lëvizur. Ne do të përpiqemi të bëjmë një shpëtim të ekuipazhit,” tha anëtari i ekuipazhit.

Raportet e ndryshme që kanë dalë thuhet se në fundosjen e anijes ka ndihmuar intiligjenca amerikane për të dhënë koordiantat e vendodhjes në Detin e Zi. Zyrtarët amrikanë than se ata ndanin me intiligjencën ukrainase kooridnatat e anijes por nuk e ishin në djeni të faktit që ushtria ukrainase do të godiste Moskva-ën.

Lexo më shumë  DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *