Bota

Raketat ruse godasin infrastrukturën ushtarake në Lviv

Forcat ruse kanë granatuar infrastrukturë ushtarake në rajonin e Lvivit në perëndim të Ukrainës, thanë autoritetet më 15 maj.

Guvernatori i Lvivit, Maksym Kozytskiy, tha përmes Telegramit se nuk është raportuar për viktima pas sulmeve me raketa.

Ai po ashtu tha se tani autoritet po hetojnë për shkallën e dëmeve të këtij sulmi. Sipas Kozytskiyit, një vend afër Javorivit, që besohet se gjendet pranë një zone trajnuese të ushtrisë, është “shkatërruar plotësisht”.

Lexo më shumë  Senatorët amerikanë thonë "JO" Trumpit: SHBA nuk largohet nga NATO-ja!

Më herët, komanda rajonale ajrore e Ukrainës dhe se disa raketa kanë goditur Lvivin. Raketat, sipas kësaj komande, ishin lëshuar në orët e para të 15 majit nga Deti i Zi.

Këto janë sulmet e para ajrore ruse pas më shumë se një jave në Lviv, rajon që gjendet në kufi me Poloninë.

Ushtria ruse, që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ende nuk ka dhënë informacione për sulmet në Lviv.

Lexo më shumë  Pas sulmit iranian, Britania vendos sistemin Rapid Sentry në Kuvajt

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *