(Video) Grupi nga Ukraina që fitoi Eurovisionin, Orkestra Kalush publikon klipin e filmuar në rrënojat e Irpinit dhe Bucha-s
Orkestra Kalush e Ukrainës e cila triumfoi mbrëmjen e djeshme në Eurovizion, ka publikuar një video të fuqishme të filmuar në rrënojat e Irpin dhe Bucha.
Lideri i grupit Oleh Psyuk tha se edhe pse këngën ja ka kushtuar nënën së tij pas luftës ajo mori shumë kuptime të tjera dhe shumë filluan ta lidhnin me luftën dhe me ‘nënën’ Ukrainë.
“Një herë ia kam kushtuar këtë këngë nënës sime dhe kur shpërtheu lufta, kënga mori shumë kuptime të reja. Edhe pse në këngë nuk flitet asnjë fjalë për luftën, shumë njerëz filluan ta lidhin këngën me nënën Ukrainë.”-tha ai.
Klipi i filmuar në rrënojat e lëna pas nga pushtimi rus tregon kalvarin dhe sakrificat e një ukrainase, gruaje, ushtare dhe nëne për të shpëtuar të ardhmen e vendit, fëmijët e tyre.
“Nëse Stefania është tani himni i luftës sonë, do të doja që të bëhej himni i fitores sonë.”-përfundoi Psyuk.
Rruga Press