Bota

Toyota nxjerr në treg makinën e parë elektrike

Prodhuesi i automjeteve, Toyota, ka nxjerrë në treg të enjten makinën e parë elektrike të prodhuar me shumicë në Japoni e që do do të lëshohet vetëm për qira, raportoi Reuters.

Modelet hibride benzino-elektrike mbeten shumë më të njohura në tregun vendas të Toyota-s sesa automjetet elektrike të cilat përbëjnë vetëm 1 për qind të veturave që janë shitur në Japoni vitin e kaluar, sipas të dhënave të industrisë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Megjithatë, tregu po rritet me shpejtësi dhe prodhuesit e huaj të automjeteve, duke përfshirë Teslan, po depërtojnë dukshëm në rrugët e qyteteve si Tokio.

Sipas analistit, Christopher Richter, Toyota mund të rrezikojë të humbasë pjesën e tregut duke u fokusuar në një model të qiradhënies dhe jo në blerje.

“Është një strategji që nuk më pëlqen aq shumë. Kjo sinjalizon që Toyota po e merr tregun vendas pak si të mirëqenë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Toyota ka thënë gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar se do të investonte 62 miliardë dollarë për ta kaluar prodhimin e saj në modelin elektrik deri në vitin 2030.

Kjo kompani japoneze ka qenë pioniere e hibridit rreth më shumë se dy dekada më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *