Bota

Kremlini i braktis trupat e ushtarëve të vrarë rusë, por Ukraina po kujdeset për to

Se Vladimir Putini dhe Moska zyrtare nuk dëshiron të di asgjë për ushtarët rusë të vrarë në Ukrainë, e dëshmon më së miri fakti se nuk dëshiron të negociojë për marrjen e kufomave, që ia kanë ofruar në dispozicion autoritetet ukrainase.

Reuters ka folur për trenat e veçantë frigoriferik që Ukraina po i përdor për vendosjen e të vrarëve.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Në këta trena-frigoriferë gjenden disa qindra kufoma të pushtuesve rusë. Shumica janë vrarë në rajonin e Kievit, ka edhe nga Chernihivi, si dhe rajonet e tjera”, ka thënë një zyrtar ukrainas.

Volodymyr Liamzin, i angazhuar për bashkëpunim civil-ushtarak, ka thënë se kufomat janë mbledhur në këtë mënyrë që të mund të kthehen në atdheun e tyre.

“Sipas normave ndërkombëtare të drejtave humanitare, Ukraina po i respekton në mënyrë strikte – pas përfundimit të ofensivës palët obligohen të rikthejnë trupat e pajetë të ushtarëve në vendet e tyre të lindjes”, shtoi Liamzin.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Trena të tillë ekzistojnë në rajone të ndryshme në mbarë territorin e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *