BotaKryesore

“Putini i sëmurë rëndë”

Ish-spiuni britanik, i cili shkroi një dosje për Donald Trumpin dhe ndërhyrjen e dyshuar ruse në fushatën zgjedhore të 2016-ës në SHBA, thotë se burimet i kanë thënë atij se Vladimir Putini është “i sëmurë rëndë”.

Christopher Steele, i cili drejtoi tavolinën e Rusisë në MI6 në Londër midis 2006 dhe 2009 dhe punoi atje në vitet 1990, tha se sëmundja e Putinit ishte “një element” i asaj që po ndodh në Ukrainë.

Lexo më shumë  SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t’i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

Ai i tha Sky News-it: “Sigurisht, nga ajo që po dëgjojmë nga burime në Rusi dhe gjetkë, është se Putini është, në fakt, mjaft i sëmurë rëndë.

“Nuk është e qartë saktësisht se çfarë është kjo sëmundje – nëse është e pashërueshme apo terminale, apo çfarëdo tjetër. Por sigurisht, unë mendoj se është pjesë e ekuacionit.”

Komentet e tij vijnë pasi gjeneralmajori ukrainas Kyrylo Budanov, në një intervistë ekskluzive me Sky News, tha gjithashtu se lideri rus është i sëmurë rëndë nga kanceri dhe se në Rusi është duke u zhvilluar një grusht shteti për ta hequr atë.

Lexo më shumë  Pas largimit të dyshes Escobar - Lajçak, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Spekulimet rreth shëndetit të Vladimir Putinit kanë qarkulluar prej disa vitesh, por vetëm janë intensifikuar që kur ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *