Bota

Predhat vdekjeprurëse ruse ‘flechete’ goditën shtëpitë në Irpin, banorët: Janë kudo!

Më shumë se një muaj pasi ushtria ukrainase mori Irpin nga rusët, Volodymyr Klimashevskyi po gjen ende predha të vogla si gozhdë të shpërndara rreth kopshtit dhe të ngulitura thellë në muret e shtëpisë së tij.

“Nuk mund t’i nxirrni me duar, duhet të përdorni pincë”, tha Klimashevskyi, duke treguar murin e mbushur me shigjeta të errëta.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Të quajtura flechete, në frëngjisht “shigjeta të vogla”, këto predha të mprehta si brisk rroje, centimetra të gjata janë një shpikje brutale e Luftës së Parë Botërore, kur aleatët i përdorën ato për të goditur sa më shumë ushtarë armik. Ato janë të paketuara në predha që gjuhen nga tanket. Kur predha shpërthen, disa mijëra predha shpërndahen në një zonë të madhe, raporton CNN.

Predhat Flecette nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile është i ndaluar sipas ligjit humanitar, për shkak të natyrës së tyre. Ato shkaktojnë dëme të rënda ndërsa depërtojnë nëpër trup, duke u përdredhur dhe përkulur, dhe mund të jenë vdekjeprurëse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *