Bota

Ndodh edhe kjo në Rusi: Priftërinjtë bekojnë raketat

Ish-oligarku rus dhe kritiku i presidentit rus Vladimir Putin, dikur njeriu më i pasur në Rusi, Mikhail Khodorkovsky, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Imazhet tregojnë priftërinjtë rusë duke bekuar raketën balistike ndërkontinentale të Satanas.

“Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë ndonjë gjë më të çuditshme. Udhëheqësit e Kishës Ortodokse Ruse po bekojnë një raketë të quajtur Satana”, ka shkruar ai krahas imazhit të publikuar në Twitter.

Lexo më shumë  Ukrainasit sulmojnë një port dhe një rafineri ruse

Kujtojmë se Khodorkovsky së fundmi kritikoi Putinin duke pohuar se lideri rus kupton vetëm gjuhën e forcës.

Ndryshe, ai humbi pjesën më të madhe të pasurisë disa vite më parë për shkak se doli kundër Putinit. Ai gjithashtu kaloi një dekadë pas hekurave.

https://twitter.com/mbk_center/status/1525132426590265345

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Policia moldave njoftoi se ka gjetur më shumë në rastin e grupit të trajnuar në një kamp në Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *