Ukraina mbledh trupat e ushtarëve rusë të vrarë teksa lufta është ndezur në shumë fronte
Autoritetet ushtarake ukrainase i ngarkuan trupat e ushtarëve rusë të mbledhur pas luftimeve në rajonet e Kievit dhe Chernihiv në vagona frigoriferike të premten.
Trupa të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë u çuan pranë një hekurudhe jashtë Kievit dhe u stivuan bashkë me qindra të tjerë në një tren frigoriferik, duke pritur kohën kur të mund t’i dërgonin përsëri te familjet e tyre.
Volodymr Lyamzin, kreu i bashkëpunimit civilo-ushtarak të Ukrainës, tha se shteti i tij po vepronte në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ishte gati t’i kthente trupat në Rusi.
“Sipas normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare, dhe Ukraina po i ndjek me përpikëri ato, pasi të përfundojë faza aktive e luftës, palët duhet të kthejnë trupat e ushtrisë së një vendi tjetër.
“Ukraina është e gatshme t’ia kthejë trupat agresorit,” tha ai.
Lyamzin tha se kishte disa trena frigoriferikë të stacionuar në rajone të ndryshme anembanë Ukrainës, ku mbaheshin trupat e ushtarëve rusë.
Rruga Press