Bota

Shefi i spiunazhit në Ukrainë tregon për gjendjen e rënduar në Kremlin dhe kur mund të përfundojë lufta

Gjenerali i ri Kyrylo Budanov, 36 vjeç, është një nga zyrtarët më të afërt të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe një nga drejtuesit e taktikave ushtarake të ushtrisë ukrainase.

 Ai ka dhënë së fundmi një intervistë për median britanike Sky News në të cilën flet për situatën aktuale në fushën e betejës, por edhe për atë që po ndodh në Kremlin dhe është shumë i sigurt për ato çfarë ai deklaron.

 “Po bëhet një grusht shteti që nuk mund të ndalet, Putini është në kushte shumë të këqija psikologjike dhe fizike, është shumë i sëmurë”. 

Budanov flet dhe për sëmundje të tjera për liderin rus dhe parashikon se humbja e Moskës në Ukrainë, do të jetë shkas që do të çojë në largimin e Putinit dhe shpërbërjen e Rusisë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

 A është ky një veprim propagandistik i Kievit?

 Budanov jep një përgjigjeje të thjeshtë: Unë jam kreu i inteligjencës.

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase parashikon se lufta do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit.

 “Unë jam optimist”, tha Budanov, duke theksuar se “pika e kthimit do të jetë në pjesën e dytë të gushtit dhe shumica e aksioneve luftarake aktive do të përfundojnë deri në fund të këtij viti: ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjitha territoret tona që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë”.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Ne i njohim ushtarët rusë, ata lëvizin në turmë, ata nuk janë të fuqishëm” 

“Taktikat e Rusisë nuk kanë ndryshuar pavarësisht nga zhvendosja e saj drejt lindjes”, shtoi Budanov, duke shpjeguar se Rusia po pëson humbje të mëdha.

 “Ne dimë gjithçka për armikun tonë. Ne i dimë planet e tyre pothuajse ashtu siç janë realizuar: Evropa e sheh Rusinë si një kërcënim të madh. Ata kanë frikë nga agresioni i saj. Ne kemi luftuar Rusinë për tetë vite dhe mund të themi se deklaratat se  Rusia është një shtet i fuqishëm është një mit. Nuk është aq e fuqishme, është një turmë njerëzish me armë”, përfundoi ai./ sky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *