KryesoreOpinion/Aktualitet

Armiku i ri i Kosovës

Nga Nezir Kraki

Vota e deputeteve socialistë të Shqiperisë kundër njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë është rezultat i qasjes dhe aktivitetit proserb te Edi Ramës viteve të fundit. Kjo qasje shumë miqsore ndaj Serbisë dhe përbuzese ndaj Kosoves, është intensifikuar sidomos që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet.


Nga ai moment, qeveria e Shqiperisë ka veç përpuzje, indiference e tallje ndaj Kosovës, deri në pikën ku edhe i kerkohet t’i harrojë krimet serbe për kinse « hapjen ballkanike ». Merreni me mend, Shqipëria dhe Kosova janë nisur në rrugë të ndara për të shkuar në destinacion të perbashket edhe pse hallet dhe ëndrrat i kanë (normalisht) të njëjta. Kasta politike e Shqipërise Albin Kurtin e konsideron si plan prishës sepse kur ndodhi ndryshimi i madh në Prishtine, në fakt ndodhi edhe vdekja e planeve te Vuçicit për zhbërjen e Kosovës, i ndihmuar nga Rama me komitat batoniane te jugonostalgjisë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?


Është tashmë e ditur dhe fushës e kapshme se Edi Rama eshte shëndrruar në lobues për interesat serbe edhe pranë aleateve tanë historikë. Kosovën e sheh dhe e paraqet tek të tjerët si të prapambetur politikisht sepse « nacionalistë » që « merret me histori ». Kjo qasje anti Kosovë (sepse anti Albin) dhe pro Serbi (sepse pro Vuçic) prodhon pastaj episode të turpshme si ai kur në Kuvendin e Shqipërisë mohohet gjenocidi në Srebrenicë dhe kur në takimin me Borellin, Shqiperia e Edit gjen komoditet në mes dy lidereve fashistë serbë dhe të njëjtit i shpallë vëllezer.


Dikush më tha se ndoshta une flas me emocione. Po, është e vërtetë që kaplohem nga emocionet e vjelljes dhe gërdisë kur shoh e konstatoj që Shqiperia jonë, aq e ënderruar e mitizuar sa ishte në ferrin hoxhist, 30 vite pas, vëllazerohet me ata që ishin ferri i çdo shqiptari jashtë saj.
Emocionohem poashtu kur konstatoj se edhe në vitin 2022, e ardhmja e vetme e çdo shqiptari mbetet ikja nga Shqipëria derisa vet Shqiperia, rrëshqet poshtë e më poshtë në renditjet e vendeve normale, duke u ribërë njolla e zezë e Ballkanit.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW


Prandaj, armiku i ri i Kosoves është Edi Rama, ky megaloman i cili pasi e dështoi Shqiperine, i dha vetes të drejtën që ta dëmtojë edhe Kosovën.
Prandaj, krejt ju që lehni skutave të debateve shtërpa, në pritje të ndonjë ashti nga komitat politike, mafijoze e mediatike të Edi Rames, duke e duartrokit një qasje të tillë, më beni me vjelle e ma forconi bindjen që në mesin tonë ka vërtetë shumë zagarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *