Bota

A mund të bashkohet edhe Suedia në NATO?

Pas lëvizjes së Finlandës për t’u bashkuar me aleancën, Suedia do të shpallë vendimin e saj të dielën.

Nëse vendi skandinav vendos të bashkohet, do t’i jepte fund 200 viteve të mos-angazhimit ushtarak.

Në Finlandë, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, popullariteti i NATO-s ka arritur në një nivel rekord prej 76%, sipas sondazhit të fundit.

Lexo më shumë  Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paidentifikuara

Në Suedi situata është ndryshe, ku sondazhet sugjerojnë se 57% e popullsisë dëshiron t’i bashkohet aleancës mbrojtëse. Ky proporcion është shumë më i lartë se para luftës, por socialdemokratët e Suedisë janë ndarë për këtë çështje dhe aktualisht janë duke mbajtur një konsultim të brendshëm.

Por vendimi i Finlandës do të ketë një ndikim. Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha: “Finlanda është partneri më i afërt i sigurisë dhe mbrojtjes së Suedisë dhe ne duhet të marrim parasysh vlerësimet e Finlandës”.

Lexo më shumë  Raketat dhe droni bien në Poloni, Tusk takim urgjent me ministrat, drejtuesit e ushtrisë dhe inteligjencës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *