Opinion/Aktualitet

Antarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, i jep akses individëve për në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Nga Vigan Qorrolli

Pasoja më e rëndësishme e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë hapja e aksesit të individëve në juridiksionin mbikëqyrës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Institucionet publike të Kosovës, veçanërisht gjyqësori, bën shkelje sistematike të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (siç parashihen me kapitullin II të Kushtetutës tonë).
Me anëtarësimin në Strasbourg, do rritet vetëdija e gjyqtarëve tanë që mos të abuzojnë me kriteret e procesit të gjykimit të drejt dhe të ligjshëm. Shtetasit e Kosovës do e kenë të drejtën e sfidimit të këtyre vendimeve në GjEDNj në Strasbourg.
Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për kosovarët.
Huge! 🇪🇺🇽🇰

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *