KryesoreLajme

(Video) Kosova zyrtarisht kandidate për anëtare e Këshillit të Europës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka dorëzuar në Këshillin e Europës, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja Gërvalla përmes një video-mesazhi.

“Sapo dola nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Në emër të Republikës së Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim”, ka thënë Gërvalla.

Lexo më shumë  Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa, për denoncimet tek Onkologjiku i Tiranës

Ministrja ka theksuar se sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshill të Evropës.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovës në KiE, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit Ministror. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë Gërvalla.

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Vendimi i miratuar sot detyron Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Kohë më parë u paralajmërua se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshill të Europës në muajin maj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *