Bota

Ukraina shkatërron urat në Lugansk që rusët të mos avancojnë

 Lufta futet sot në ditën e 78-të ndërkohë lufta për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol vazhdon, dhe ushtarët e plagosur mbeten brenda akoma. Shpërthime të fuqishme janë regjistruar në Mykolaiv, teksa një ofensivë e re ka nisur në Azovstal, ku të gjithë civilët janë evakuar.

Gjithashtu nuk kanë pushuar as luftimet në lindje të vendit, ku forcat ukrainase po përpiqen që të mbajnë larg trupat rus duke hedhur në erë urat.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Zevendëskryeministrja ukrainase tha të mërkurën se ata kanë një shkëmbim mes të burgosurve rusë të luftës në këmbim me evakuimin e ushtarëve të plagosur nga uzina Azovstal. Ajo shtoi se ende nuk ka marrëveshje dhe negociatat janë duke u zhvilluar në lidhje me propozimin.

Kryebashkiaku i Kievit i ka kërkuar banorëve të jenë të kujdesshëm pasi sipas tij qyteti është akoma objektivi kryesor i Rusisë.

“Për sa kohë që lufta vazhdon, ne nuk mund t’ju japim garanci për sigurinë,”- tha ai.

Forcat ukrainase hodhën në erë dy ura ponton në 24 orët e fundit, duke ndaluar përpjekjet ruse për të kaluar një lumë në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore. Topografia e Ukrainës veçanërisht lumenjtë e saj kanë dëshmuar një makth logjistik që pengon përparimet ushtarake ruse për javë të tëra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *