Bota

Finlanda pritet të aplikojë sot për t’u anëtarësuar në NATO

Finlanda pritet të jetë shteti i rradhës që do të shpallë synimin e saj për t’u bashkuar me NATO- n sot. Sipas The Guardian, diplomatë dhe zyrtarë kanë thënë se më pas pritet të aplikojë edhe Suedia pasi  pushtimi rus i Ukrainës riformëson sigurinë europiane dhe aleancën ushtarake Atlantike.

Sipas diplomatëve dhe zyrtarëve thuhet se aleatët e NATO-s presin që Finlandës dhe Suedisë t’i jepet anëtarësimi shpej, duke hapur rrugën për rritjen e pranisë së trupave në rajonin nordik gjatë periudhës njëvjeçare të ratifikimit.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Në krye të pranimit të tyre në NATO, kryeministri britanik Boris Johnson premtoi të mërkurën se do të mbronte Suedinë dhe Finlandën kundër kërcënimeve të mundshme ruse ndërsa udhëtonte në të dy vendet për të nënshkruar marrëveshje reciproke të sigurisë.

Në rajonin më të gjerë nordik, Norvegjia, Danimarka dhe tre shtetet baltike janë tashmë anëtarë të NATO-s dhe shtimi i Finlandës dhe Suedisë ndoshta do të zemëronte Moskën, e cila thotë se zgjerimi i organizatës është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e saj.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përmendur këtë çështje si arsye për veprimet e tij në Ukrainë, e cila gjithashtu ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar përfundimisht në aleancë. Moska gjithashtu ka paralajmëruar vazhdimisht Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në aleancë, duke kërcënuar me “pasoja të rënda ushtarake dhe politike”.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

I pyetur të mërkurën nëse Finlanda do të provokonte Rusinë duke u bashkuar me NATO-n, presidenti Sauli Niinistö tha se fajin do ta kishte Putini.

“Përgjigja ime do të ishte se ju e shkaktuat këtë. Shikoni në pasqyrë ,”-tha Niinisto.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *