Lajme

Bien lindjet, për të dytin tremujor radhazi rezultate negative

Treguesit demografikë të tremujorit të parë të këtij viti të publikuar nga Instituti i Statistikave reflektojë rënie të lindjeve si dhe konfirmimin e për të dytin tremujor radhazi të shtesës natyrore negative në vend.

Sipas INSAT Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2022 është 6.056, duke shënuar një rënie me 4,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2021. Kurse numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2022 është 7.938, duke shënuar një rënie prej 22,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e parë 2022 tregon se janë1.882 vdekje më shumë se sa lindje.

“Në tremujorin e parë 2022, dy qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në dhjetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Në tremujorin e parë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 203 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 379 vdekje më shumë se sa lindje” vlerëson INSTAT.

Lindjet

Në tremujorin e parë 2022, katër qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2021, ndërsa tetë qarqet e tjera shënojnë ulje, në krahasim me të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e parë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.194 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 106 lindje.

Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të parë 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Vlorës me 7,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Dibrës me 22,0 %.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Vdekjet

Në tremujorin e parë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2021.

Në tremujorin e parë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 146 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.991 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të parë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, e zë qarku i Vlorës me rënie prej 30,1 %./MONITOR

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *