Lajme

Autobusi në Lanë, Shoferi: S’po frenoja dot/ Prokuroria pret ekspertizën

Prokuroria ka urdhëruar Policinë rrugore të kryejë ekspertizën e autobusin e Unazës, i cili përfundoi në Lanë dy javë më parë duke plagosur pesë persona. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se janë duke pritur këtë ekspertizë për të përcaktuar edhe shkaqet si dhe fajtorët e aksidentit. Drejtuesi i mjetit ka dëshmuar se në momentin e aksidentit urbani ka marrë superxhiro dhe i ka dalë nga kontrolli.

Prokuroria e Tiranës është në pritje të akt-ekspertizës autoteknike të autobusit të linjës së Unazës, i cili përfundoi në Lanë dy javë më parë, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave. Tashmë çështja po të hetohet nga prokurori Dritan Nushi, i cili ka marrë në dorë dosjen një ditë më parë pasi veprimet paraprake janë kryer nga prokurori i gatshëm, Shpëtim Garunja.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Deri tani çështja është hetuar për shkelje të rregullave të qarkullimit, pasi nuk janë shënuar viktima, dhe 5 të lënduarit kanë patur dëmtime të lehta. Por nëse është apo jo faji i shoferit apo i mjetit, kjo pritet të dalë nga ekspertet e policisë së shtetit, të cilët kanë marrë detyrën për kryerjen e aktit të ekspertimit autoteknik.

Në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore shoferi ka pohuar se ngjarja ka ndodhur për shkak se ai nuk e ka kontrolluar dot mjetin, i cili ka marrë shpejtësi me superxhiro dhe nuk i përgjigjej komandave. Ndërsa pasagjerët e akidentuar kanë pohuar se nuk kanë mundur të kuptojnë se si kishte ndodhur ngjarja.

Nëse gjendja e mjetit do të rezultojë e rregullt nga ana teknike atëherë përgjegjësia pritet të rëndojë mbi drejtuesin, i cili mund ta ketë ka humbur kontrollin për arsye njerëzore. Deri në këtë moment, Prokuroria nuk ka marrë në përgjegjësi penale asnjë person ndërsa mësohet se ekspertiza e autobusit që është lënë për disa javë aty u u aksidentua mund të zgjasë deri ne 30 ditë.

Javët e fundit disa urbanë të linjave të kryeqytetit janë përfshirë në aksidente, ndërsa të mërkurën një urban i linjës së qytetit student, pësoi defekt kur po lëvizte me pasagjerët pranë Arkivës së shtetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *