Bota

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Austin: Putini nuk dëshiron të përballet me NATO-n

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Rusia dhe presidenti Vladimir Putin duan të përballen ushtarakisht me NATO-n, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Duke folur në një komitet të kongresit të mërkurën, sekretari tha: “Nëse shikojmë llogaritjet e Putinit, mendoj se Rusia nuk dëshiron të përballet me Aleancën e Atlantikut të Veriut”.

Pothuajse tre muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Moska duket se nuk i ka arritur qëllimet e saj. Luftimet vazhdojnë në fronte të ndryshme, pa avancimin e forcave rus,  në disa zona ata madje janë tërhequr nga territoret që pushtuan në ditët ose javët e para.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Në të njëjtën seancë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, gjenerali Mark Miley, tha se Rusia kishte përdorur raketa hipersonike në objektivat në Ukrainë, por se kjo nuk kishte asnjë ndikim të rëndësishëm në rrjedhën e luftës.

“Përveç shpejtësisë së lartë të raketave rreth 4-5 herë më e shpejtë se zëri që e bën të vështirë ndalimin e tyre” ne nuk kemi parë efekte domethënëse që ‘ndryshojnë lojën’”, tha Miley.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Zyrtarët amerikanë thonë se 10-12 raketa janë hedhur në drejtim të Ukrainës deri më tani. Kjo është hera e parë që armë të tilla përdoren në luftë.

Shefi i shtabit dhe ministri i mbrojtjes ranë dakord se përdorimi i këtyre armëve nuk mund ta motivonte Putinin të urdhëronte përdorimin e armëve bërthamore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *