Kërkuesit belgë identifikojnë mekanizmin bllokues të hyrjes së SARS-CoV-2 në qelizë
Një ekip kërkuesisht nga universiteti belg UC Louvain deklaron se ka zbulur një mënyrë për të bllokuar Sars-CoV-2 që të lidhet me qelizën njerëzore, duke shmangur kështu infektimin. Shkencëtarët u përqendruan në cilësitë e acidit sialik që qarkon qelizat dhe që lehtëson punën e virusit për të identifikuara objektivin, por lehtëson edhe bashkëngjitjen me qelizat të virusit.
Kërkuesit belgë identifikuan variantet e acidit sialik që ndërvepron më intensivisht me proteinat spike të virusit. Sipas tyre ky është çelësi që hap rrugën për te qelizat dhe kuptimi i mekanizmit thjeshton punën për krijimin e antiviralëve. Po kështu kërkuesit ia dolën të parandalojnë kapjen e virusit duke plotësuar kështu rezultatin me interpretimin teorik dhe eksperimental. Prodhimi i antiviralëve në këtë kuadër do të reduktonte aftësinë e invazionit viral duke ulur gravitetin e infeksionit.
Rruga Press