Bota

Njihuni me fytyrën e propagandës dhe dezinformatave të Kremlinit, ja si ndryshoi nga viti 2014

Dikur një kritik i politikave të Kremlinit, gazetari dhe prezantuesi Vladimir Solovyov, tani po punon në favor të presidentit rus Vladimir Putin.

Një mbështetës i Putinit, Solovyov përdor platformën e tij televizive për të përhapur propagandën dhe dezinformatat e Moskës.

Edhe pse Solovyov më parë gëzonte reputacionin e një gazetari të pavarur, puna e tij e fundit ndjek linjën e Kremlinit.

Në vitin 2013, ai e përshkroi Krimenë si “i përkiste ligjërisht Ukrainës”. Pas pushtimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ai ndryshoi ‘melodinë’ e tij.

“Krimea dhe Sevastopoli janë edhe një herë pjesë e Rusisë”, shprehet ai.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

EUvsDisinfo, një projekt i Bashkimit Evropian i krijuar për të monitoruar dhe për t’iu përgjigjur fushatave dezinformuese të Rusisë, numëron afro 200 shembuj të propagandës mbi programet e Solovyovit, që nga viti 2015.

Ndër gënjeshtrat e Solovyovit:
– Ukrainasit po vrasin civilët e tyre për të inkuadruar Rusinë
– Britanikët janë përgjegjës për vdekjet masive të civilëve në Bucha, sepse emri i qytetit tingëllon si fjala angleze “kasap”
– Shtetet e Bashkuara synojnë të shkatërrojnë Rusinë dhe të kapin armët e saj bërthamore
– Helmimet e Sergei Skripal dhe Aleksey Navalny ishin provokime perëndimore për të fajësuar Rusinë

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Dmitry Muratov, gazetari i pavarur rus, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 2021 për mbulimin e tij hulumtues të Kremlinit, i quajti metodat e Solovyovit si “gjuhë urrejtjeje”.

YouTube bllokoi kanalet e Solovyovit, sepse ai shkeli politikat e platformës për promovimin e dhunës.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian e sanksionuan atë për nxitjen e dhunës dhe minimin e sovranitetit të Ukrainës.

Ashtu si personalitete të tjera të shquara mediatike që punojnë për mediet shtetërore, Solovyovi u shpërblye për besnikërinë e tij. Por pasuria e tij luksoze në Itali u sekuestrua në përputhje me sanksionet e fundit të vendosura nga vendet Perëndimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *