Lajme

Kosovë, votohen tre marrëveshje ndërkombëtare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar tre marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme.

Këto pika kanë mbetur nga seancat e kaluara.

Projektligji nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare është votuar me 86 vota për.

Projektligji nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë është votuar me 85 vota.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Projektligjin nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë është votuar me 86 vota për.

Ndërkaq Projektligji nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, nuk ka kaluar. Për kanë votuar vetëm 63 deputetë, 24 kanë qenë kundër dhe asnjë abstenim.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Me 74 vota për është miratuar në lexim të dytë Projektligji për mbrojtjen e sekreteve tregtare.

Kuvendi e ka zgjedhur Biroll Urcan anëtar të Bordit të RTK-së nga radhët e komuniteteve jo shumice. Ai do te ketë mandat 3-vjeçar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *