Bota

40 miliardë dollarë për Ukrainën, Rusia: SHBA-ja po na shpall luftë, do të dështojë

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të miratuar një paketë ndihme ushtarake dhe humanitare me vlerë 40 miliardë dollarë ka ngjallur reagim në të dy kampet e luftës në Ukrainë. Presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi Kongresin amerikan që dha dritën e parë jeshile për paketën, e cila duhet të miratohet edhe në Senat para se të dekretohet nga Presidenti Biden.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Por ish-presidenti rus, Dimitry Medvedev, akuzoi Shtetet e Bashkuara se me këtë lëvizje i kanë shpallur “luftë përmes një shteti tjetër” Rusisë. Në një mesazh të postuar në kanalin e tij në Telegram, Medvedev tha se SHBA do të vuante më shumë nga kjo paketë dhe do të humbasë edhe ndikimin e saj në botë.

“Nuk do të funksionojë. Printimi i parave po rrit ndjeshëm inflacionin dhe borxhin e qeverisë amerikane, dhe do të thyhet shpejt”, tha Medvedev. Që prej dorëheqjes nga posti i kryeministrit në vitin 2020, Medvedev shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi. Ai është aleat besnik i Presidentit Putin.

Lexo më shumë  Niveli më i lartë që nga fillimi i matjeve, nxehtësi rekord në oqeane në vitin 2025

Në një tjetër postim në Telegram, kryetari i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, akuzoi Uashingtonin se përmes kësaj pakete, SHBA synon të zhysë në borxhe Ukrainën në mënyrë që të përvetësojë rezervat e grurit të vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *