Si ka ndikuar lufta në ngordhjen masive të delfinëve në Detin e Zi
Një rritje e fundit të ngordhjeve të delfinëve në Detin e Zi mund të jetë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, thonë shkencëtarët.
Studiuesit mendojnë se ndotja e shtuar akustike në veriun e Detit të Zi e shkaktuar nga rreth 20 anije të marinës ruse dhe aktivitetet e vazhdueshme ushtarake, mund t’i kenë drejtuar delfinët drejt brigjeve turke dhe bullagre, ku kanë ngecur ose kanë rënë në rrjetat e peshkimit.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Turqia ka regjistruar një rritje të ngecjeve të delfinëve të zakonshëm përgjatë bregut të saj të Detit të Zi.
Më shumë se 80 delfinë u gjetën të ngordhura në përëndim të Detit të Zi, ngjarje që Fondacioni turk i kërkimeve detare (Tudav) e përshkroi si ‘një rritje të jashtëzakonshme’.
Hetimet fillestare nga Tudav zbuluan se rreth gjysma e këtyre delfinëve ngordhën pasi u ngatërruan në rrjetat e peshkimit, ndërsa për fatin e gjysmën tjetër ende nuk dihet gjë, sipas Dr Bayram Öztürk, kryetari i Tudav.
“Trauma akustike është një nga mundësitë që më vjen në mendje,” tha Öztürk duke shtuar:
“Ne nuk kemi prova se çfarë mund të shkaktojë sonar me frekuencë të ulët në Detin e Zi, sepse nuk kemi parë kurrë kaq shumë anije dhe kaq shumë zhurmë për një kohë kaq të gjatë – dhe shkenca kërkon gjithmonë prova.”
Marina zakonisht mbështetet në sonar për të zbuluar nëndetëset e armikut nga distanca të mëdha.
Për shkak se gjitarët detarë gjithashtu varen nga zëri për komunikim dhe funksione të tjera, zhurma nënujore mund të ketë efekte serioze, madje edhe fatale, tek delfinët./ The Guardian
Rruga Press