Lajme

Lirohet Elsa Lila! Flet daja i këngëtares: E gjitha një keqkuptim

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e sotme nga burgu.

Lajmi është konfirmuar nga daja i saj avokati Saimir Visha në Syri tv. Visha theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

Lexo më shumë  Fondet e Mbrojtjes përfunduan tek biznesi i Agasit: Puca e Yeffet hapën biznes kuajsh me paratë e shqiptarëve

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha.

Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës

Lexo më shumë  Mësuesja nga Fushë-Arrëzi proteston kundër Reformës Territoriale: S’duhet të na shmangin! Zëri ynë duhet dëgjuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *