Shkuan në Valbonë, turistët bien në greminë, dyshohet për një të vdekur
Një ngjarje e rënde ka ndodhur para pak orësh në alpet mes Valbonës dhe Thethit.
Disa turistë, gjatë ngjitjes në këmbë, kanë humbur rrugën dhe për pasojë dyshohet se kanë rënë në një greminë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka humbur jetën njëri prej tyre.
Aksidentet në alpe janë një fenomen i shpeshtë për shkak të terrenit të vështirë si edhe faktit që frekuentohen nga një numër i madh vizitorësh thuajse gjatë gjithë vitit.
Rruga Press