Bota

Lituania e shpall Rusinë autore të terrorizmit dhe pushtimin e Ukrainës gjenocid

Parlamenti i Lituanisë miratoi të martën një rezolutë që e shpall pushtimin rus të Ukrainës një “gjenocid” dhe Rusinë një autore të terrorizmit.

Në rezolutë, Seima, Parlamenti i Lituanisë, njohu “agresionin e armatosur në shkallë të plotë, luftën kundër Ukrainës nga forcat e armatosura të Federatës Ruse dhe udhëheqja e saj politike dhe ushtarake si gjenocid kundër popullit ukrainas .”

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

E miratuar unanimisht, rezoluta akuzon forcat ushtarake ruse për “shënjestrim të qëllimshëm dhe sistematik të objektivave civile”, duke e shpallur Rusinë “një shtet që mbështet dhe kryen terrorizmin”.

Seima bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të hetuar krimet e dyshuara ruse të luftës në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *