Bota

Franca: Marrëveshja për embargon ndaj naftës ruse mund të arrihet këtë javë

Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, tha se anëtarët e Bashkimit Evropian mund të arrijnë një marrëveshje gjatë kësaj jave për propozimin e Komisionit Evropian për ndalesën e të gjitha importeve të naftës nga Rusia.

“Mendoj se ne mund të arrijmë marrëveshje gjatë kësaj jave”, tha Beaune për televizionin LCI.

Lexo më shumë  Përfundojnë për sot bisedimet trepalëshe SHBA, Ukrainë dhe Rusi - shefi i delegacionit ukrainas tregoi se si u zhvilluan diskutimet

Ai shtoi se presidenti francez, Emmanuel Macron, më vonë gjatë 10 majit, do të bisedojë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, për këtë çështje.

Hungaria është kritikja më e madhe e embargos mbi naftën ruse.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të hënën se ka bërë përparim në bisedimet me Orbanin, sa i përket kësaj çështjeje.

Më 4 maj, von der Leyen, prezantoi propozimin e KE-së, si pjesë e pakos së gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Lexo më shumë  Engjëlli që dukej si Meloni hiqet nga kisha pas kërkesës së Vatikanit

Komisioni parashikon që BE-ja të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit. Por, për të miratuar këtë pako të gjashtë të sanksioneve kërkohet mbështetja unanime e 27 shteteve anëtare të bllokut evropian./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *