Protestuesit në Sri Lankë djegin shtëpitë e liderëve
Protestuesit në Sri Lankë kanë djegur disa shtëpi që i takojnë liderëve të vendit, raporton BBC.
Dhuna të hënën mbrëma i ka vënë kapakun një dite me trazira gjatë të cilës kryeministri i Sri Lankës, Mahinda Rajapaksa, dha dorëheqje pas protestave masive për mënyrën se si Qeveria e menaxhoi krizën ekonomike.
Por dorëheqja nuk qetësoi protestuesit, që tentuan të futeshin në rezidencën e kryeministrit derisa ai ishte ende aty.
Shtatë persona kanë vdekur e më tepër se 190 janë lënduar që nga protestat e të hënës.
Është zgjatur ora policore deri të mërkurën në mëngjes, ndërsa autoritetet po tentojnë të qetësojnë situatën.
Shumë protestues ende po bëjnë thirrje që presidenti Gotabaya Rajapaksa, vëllai i Mahindas, po ashtu të jap dorëheqje.
Rruga Press