Bota

El Salvador blenë edhe 500 kriptovaluta Bitcoin

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele njofton se janë shtuar në portofolin e vendit edhe 500 kriptovaluta Bitcoin.

Bukele thekson se blerja ka ndodhur në momentin kur kjo kriptovalutë ka pësuar rënie.

“El Salvadori sapo bleu 500 kriptovaluta Bitcoin me një çmim mesatar prej rreth 30,744 dollarë”, ka njoftuar Bukele në Twitter.

El Salvadori është bërë shteti i parë në botë që ka adaptuar Bitcoinin si mjetë pagese të ligjshme, e cila do të funksionojë së bashku me dollarin amerikan.

Lexo më shumë  Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike

Kujtojmë se Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje vendit të ndalojë përdorimin e Bitcoinit si mjet ligjor për pagesa, duke përmendur “rreziqet e mëdha” që paraqet kriptovaluta.

Vlera e Bitcoinit ka vazhduar të bjerë gjatë fundjavës, duke arritur nën 32 mijë dollarë.

Sipas CoinMarketCap, kriptovaluta më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë tani për 50 për qind, krahasuar me kulmin e saj në nëntor të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Zelensky: Ukraina çliroi më shumë territor sesa humbi gjatë tetorit, Rusia pësoi mbi 54 mijë humbje

Aktualisht Bitcoin po tregtohet me 31 mijë e 900 dollarë, një rënie prej rreth 18 për qind brenda një jave apo rreth 5 për qind për 24 orë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *