Lajme

Grabitja e filialit të bankës në Koplik, zbulohet shuma e parave që morën autorët

10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 lekë (të reja) kanë grabitur dje autorët e armatosur në një bankë në Koplik. Abc mëson se shumat e parave janë grabitur nga sportelet e bankës.

Kanë qenë tre persona që kanë hyrë të maskuar për të grabitur paratë e filialit të bankës. Ata kanë hyrë në bankë rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme. Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar. Nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan me një mjet “Volkswagen” ngjyrë të errët.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Pak minuta më pas në dalje të qytetit, rrugës për në Bajzës i vunë zjarrin makinës në mes të rrugës. Më pas ndaluan një Benz në të cilin ndodheshin tre persona. I kërcënuan me armë dhe i zbritën nga mjeti. Grabitësit morën Benzin dhe mësohet se u larguan në drejtim të Hanit të Hotit.

Efektivët e policisë dhe efektivë të FNSH-së së Shkodrës janë vënë në ndjekje të tyre dhe ende nuk i kanë kapur.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Gjithashtu me ndihmën e një helikopteri u bënë edhe kontrolle nga ajri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *